Lajme

Zyrtarja e LDK-së: Për tri vite qeveria Kurti, s’ka asnjë sukses, për herë të parë jemi nën sanksione nga BE-ja!

02/14/2024 18:43
nga:Y I

Sot janë bërë tri vite nga fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.

E derisa nga partia në pushtet po ‘krenohen’ me sukseset e Qeverisë, kritika të forta vijnë nga opozita.

Zyrtarja e Lidhejs Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, tha se për fat të keq është e pamundur me shënu ndonjë sukses signifikant të kesaj qeverie për tri vite.

Pantina tha se kjo Qeveri le për të dëshiruar në politikën e brendshme dhe atë të jashtme.

“Per fat të keq është e pamundur me shënu ndonjë sukses signifikant të kesaj qeverie për tri vite sa është në pushtet. Në politikën e brendshme nuk ka as edhe një projekt që mund të shenohet si sukses: shëndetesia është veq me keq, arsimi po ashtu dhe këtë e deshmoj edhe resultati i fundit i PISA, në ekonomi nuk ka asnjë investim të madh kapital dhe si rrjedhoje kemi ikje te klasës punëtore dhe falimentim të bizneseve. Në politikën e jashtme le që nuk ka përparin por përkundrazi ka një kthim prapa”

Ajo tha se jo vetëm që nuk asnjë njohje të re, por se për here të pare që nga themelimi i shtetit, Kosova, është nën sanskione nga BE-ja.

“Pra le qe nuk kemi asnjë njohje të re, asnjë antarësim ne organizata nderkombetare, por për here të pare që nga themelimi i shtetit Kosova është ndeshku me sanksione nga BE-ja dhe marrëdheniet me SHBA jane ne piken me kritike”

“Suksesi” i vetem i Kurtit ne keto tri vite është polarizimi dhe nxitja e urrejtjes. Sipas tij opozita ështe e keqe, analistat e këqi, mediat e kqija, sindikatat e kqija, bizneset e kqia, qeveria shqiptare e keqe, politikanet shqiptar në Maqedonin e Veriut te kqi, ndermjetesit e BE-se dhe SHBA të këqi. Te vetmit sipas tij qe jane te mire jane disa institute ( sidomos ne Greqi) që e ftojne nëper seminare edhe “populli i tij” qe i brohoret” deklaroi Pantina në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Shqipe Pantina, LDK!

Maloku: Deklarata e O’Brien, shqetësuese, vendimi për dinarin i drejtë por duhej koordinim!

Kurti: Më 14 shkurt 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë