Lajme

Malaj takohet me Radoniqin, flasin për largimin e kryetarëve në veri

02/14/2024 17:24
nga:Sh R

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Petrit Malaj, ka takuar Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Përmes një postimi në Facebook, Malaj ka treguar se gjatë takimit kanë biseduar për situatën në veri të vendit dhe procesin e largimit nga detyra të kryetarëve në komunat veriore.

“Zhvillova një takim informues me Kryetarin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në Republikën e Kosovës, zotin Kreshnik Radoniqi. Biseda u përqëndrua në ecurinë e procesit të peticioneve, lidhur me largimin e kryetareve të 4 komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, si një detyrim për tu përmbushur nga Kosova në angazhimin e saj para ndërkombëtarëve”, thuhet në postimin e Malaj.

Njëherit, Radoniqi ka informuar Malajn për masat e marra që ky proces të jetë i rregullt e në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.

“Vlerësova punën e bërë dhe e urova Kryetarin për suksese në përmbushjen e misionit të institucionit që ai drejton”, thuhet në përfundim.

Postimi i plotë: