Lajme

Remzije Zeqiraj zgjidhet komisionere parlamentare për FSK-në

02/14/2024 14:24
nga:G B

Në Kuvendin e Kosovës, ka kaluar propozimi për zgjedhjen e komisionerit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Me 49 vota për, Kuvendi zgjodhi Remzije Zeqiraj komisionere parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me mandat 5-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kundërkandidati i saj, Fadil Hadërgjonaj mori 43 vota për.

Në votim morën pjesë 96 deputetë dhe katër fletëvotime prej tyre u cilësuan si të pavlefshme.

Nga gjashtë kandidatët që kandiduan për t’u zgjedhur në këtë pozitë, tre prej tyre u selektuan dhe deri më sot pritën për rezultatin e votave të deputetëve të Kosovës.

Tre kandidatët për komisionerë ishin: Sami Hajrullahu, Remzije Zeqiri dhe Fadil Hadërgjonaj.

Çështja e zgjedhjes së komisionerit kishte dështuar herën e parë në Kuvendin e Kosovës, e deputeti i LVV-së ka shpresa që diçka e tillë të mos ndodhë prapë.