Lajme

Tre vjet nga fitorja e VV-së/ Quni: Asnjë ndryshim, është vjedhur koha e qytetarëve – deklarata e O’Brien shqetësuese

02/14/2024 14:07
nga:G B

Sot janë bërë tri vite që kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet nacionale.

E, derisa Qeveria e kjo parti mburret me sukseset në këto tri vite, opozita është e ashpër në kritika ndaj saj.

Anton Quni, deputet i LDK-së, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se për këto tri vite s’ka pasur asnjë ndryshim dhe është vjedhur koha për qytetarët.

“Asnjë ndryshim. Thuajse koha ka ndaluar, thjesht është vjedhur koha për qytetarët”, shprehet ai.

Ai thekson se për shkak të Qeverisë çdo ditë e më shumë po i humbim miqtë e partnerët tanë.

“E para që do e theksoja është që çdo ditë e më shumë po i humbim miqtë tanë, aleatët tanë, partnerët tanë. Nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtim të arsimimit, shëndetësisë, sigurisë dhe shumë çështje tjera”, vlerëson deputeti i LDK-së për Gazeta Blic.

Quni flet dhe për deklaratën e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, derisa e sheh shqetësuese dhe thotë se partnerët po e humbin besimin në autoritetet e Kosovës.

“Kjo është në vazhdën e asaj se çdo ditë e më shumë partnerët tanë po e humbin besimin te autoritetet e Kosovës. Kur vijnë nga një superfuqi dhe nga një mik i natyrshëm i Kosovës, që i kemi pasur në krah me dekada, natyrisht se duhet me qenë shqetësuese”, potencon ai.

Lidhur me pasojat që mund të ketë Kosova për mos koordinim me aleatët, deputeti thotë se nëse thellohen sanksionet që i kemi nga BE edhe te partnerët tjerë, e ardhmja e vendit vihet në pikëpyetje të madhe.

“Ne veçse jemi në sanksione nga Bashkimi Evropian dhe në qoftë se thellohen këto sanksione edhe nga partnerët tjerë, është me të vërtetë një pikëpyetje e madhe për të ardhmen tonë”, deklaron deputeti i LDK-së, Anton Quni./Gazeta Blic/

Shefi i NATO-s: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet që çojnë në eskalim të mëtejshëm të tensioneve

Eksperti amerikan-Kurtit: Marrëveshja është marrëveshje, nuk ka kthim mbrapa!

Biden letër Vuçiqit: Marrëveshja me Kosovën, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë