Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se Qeveria Kurti po vazhdon mashtrimin.
Dreshaj përmes një prononcimi për GazetaBlic ku foli rreth videos së fundit të publikuar nga partia në pushtet për ‘sukseset’ e tyre, thotë se shëndetësia, arsimi e ekonomia janë të dështuara me këtë qeverisje.
Sipas tij, me ardhjen e Qeverisë Kurti ka humbur shpresa për të ardhmen.
“Mashtrimi vazhdon. Dështim në shëndetësi, arsim dhe ekonomi.Ikje masive e rinisië dhe profesionistëve e humbje e shpresës për të ardhmen”, tha Dreshaj për GazetaBlic.
Eksperti amerikan-Kurtit: Marrëveshja është marrëveshje, nuk ka kthim mbrapa!