Lajme

Kuvendi propozon Jeton Bytyqin kandidat për gjyqtar në Kushtetuese

02/14/2024 12:52
nga:G B

Kuvendi i Kosovës ka propozuar Jeton Bytyqin kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për emërim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me procedurë të votimit të fshehtë, gjithsej votuan 96 deputetë, ku 69 vota ishin për Bytyqin, 19 vota për kandidatin tjetër, Selman Ymeri, ndërsa 8 ishin të pavlefshme.

Në këtë seancë, ka kaluar edhe propozimi për tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Me vota 63 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i zgjodhi anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.