Lajme

Shabani: Prapa çdo organizimi kriminal në veri, qëndron Serbia

02/14/2024 11:02
nga:N K

Analisti politik, Zekrija Shabani , në një intervistë për GazetaBlic, ka folur për çeshtjen e dinarit , dhe për protestat e serbëve në veri të vendit si dhe shprendarjen e fletushkave për rezistencë ndaj policisë, dhe për deklaraten e Kurtit që ka kritikuar opoziten që kanë lënë vendin në vafëri dhe janë kujdesur për jeten e tyre luksoze.

“Nuk është hera e parë që Kurti ka akuzuar opozitën se kanë shkatërruar këtë vend. Kurti po vazhdon retoriken e njëjtë duke goditur opozitën e tashme, dhe pozitën e dikurshme që ka ardhur në pushtet duke i akuzuar” tha ai për Gazeta Blic .

Ai tutje ka folur dhe për rrezikun potencial që ekziston në veri.

“Ekziston një rrezik potencial për arsye të Rregullores së BQK-së. Kemi presionin e Serbisë vazhdimisht për t’i nxitur serbët lokal që të kundërvihen çfarëdo vendimi të Kosovës. Ekziston rreziku që serbët të organizohen, ta shfrytëzojnë situaten për dinarin për të nxitur tensione, dhe provokime siç kemi patur rastin për traga dhe vendimet tjera të qeverisë“ deklaroi ai.

Krahas kësaj Shabani, thotë që vendimet e institucionve të Kosovës, nuk janë të mirëpritura nga qytetarët serbë, për shkak ndikimit që ka Beogradi te serbet lokal.

“Serbia është gjithmon prapa çdo organizimi kriminal, është dëshmuar me sulmin në Banjskë, me organizimin e barikadave dhe dirigjimin e Listës Serbe direkt nga Beogardi, me finacimin e strukturave paralele” u shpreh ai për GazetaBlic.

Ai tutje ka folur dhe për qendrimet e Kurtit për çështjen e dinarit dhe raportet me aleatet tanë.

Ndiqeni deklaratën e plotë: