Lajme

E kanosi me vrasje vëllain, arrestohet një burrë në Gjilan

02/14/2024 09:15
nga:N K

Është arrestuar një burrë në Gjilan për shkak se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij, si dhe ka kanosur me vrasje vëllain.

I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë transmeton Gazeta Express.Rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 10.02.2024 – 13:30. Më 13.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij si dhe kishte kanosur se do ta vrasë vëllain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, mirëpo i njëjti për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë, në mbikëqyrje të policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.