Lajme

Malishevë: Djali pengoi babanë në shitjen e një prone, arrestohet

02/14/2024 09:00
nga:N K

Është arrestuar një person në Malishevë pasi që i njëjti e ka penguar babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën.

Poashtu dyshohet se ai ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.