Lajme

Shqiptarët e veriut të entuziazmuar për rikthim në shtëpitë e tyre

02/14/2024 07:26
nga:G B

Qytetarët shqiptarë i janë përgjigjur thirrjes për aplikim për ndërtimin e shtëpive të komunitetit joshumicë në komunat veriore.

Punimet atje tashmë kanë filluar dhe banorët janë të gatshëm që të kthehen në pronat e tyre.

Një prej tyre është Ramadan Ademi, i cili kthehet në pronën e tij në lagjen Kroi i VItakut pas plot 24 vitesh.

“Ne kemi jetu në një banesë në qytetin e MItorvicës si refugjat dhe asnjë ndihmë nuk e kemi pasë nga institucionet, faktikisht kemi qenë pa status në qytëtin tonë. Unë e them me plotë të drejt se këta banorë të kësaj lagjejë, për shqiptarët e kam fjalën , i kanë qëndru besnik shqiptarisë sepse asnjëri prje nesh nuk e ka shitë pronën”, tha mes tjerash Ademi.

Rindërtimi ka filluar edhe në pronën e Bashkim Rafunes I cili për 24 vjet i rezistoi ofertave të ndryshme për shitjen e pronës, ndonëse jetonte me qera.

“Kemi jetu në shtëpi të hauja dhe na kanë ndihmu dhe organizatata e huaja, pastaj edhe me ndihmën e familjarëve e kemi bo njëfar zgjidhje por kjo është shtëpia ime që ma ka lanë baba dhe kam dashtë këtu me u kthy. Normal edhe shteti duhet me na ofru siguri, deklaroi për RTK Bashkim Rafuna.

Banorët e lagjes Kroi i Vitakut ishin aplikuesit e parë në thirrjen për ndërtimin e shtëpive në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq për komunitetin jo shumicë.

Imer Fejza, zyrtar komunal tha se në të gjithë veriun e Kosovës po ndërohen shtëpi, dhe se tashmë të gjithë qytetarët që e kishin të pamundur të kthehen në shtëpitë e tyre, tani mund të kthehen.

Ky projekt ishte nismë e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal e cila u miratua nga qeveria e Kosovës, me vlerë rreth 1 milon euro. Afati për aplikim mbetet i hapur.