Lajme

Amerikanja që vdiq në Brezovicë, skijoi jashtë pistës

02/13/2024 20:48
nga:Sh R

Një skitare ka vdekur në Brezovicë tek vendi i quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Ngjarja ndodhi derisa shtetasja amerikane ishte duke skijuar.

Dyshohet se ajo u zu nga orteku i borës.

Rreth ngjarjes tragjike ka folur Mentor Maloku, anëtar i Shoqatës Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.

Maloku tha për Klan Kosova se tanimë e ndjera kishte skijuar jashtë pistës.

“Ku edhe njihet si vend i orteqeve. Një ortek i vogël është lëshuar dhe gjatë tentimit për të ikur ka bërë aksident me një pishë aty”, tha ai.