Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”ka folur në lidhje me largimin e fuqisë punëtore pas liberalizimit të vizave .
Rafuna tha se kjo nuk është një risi që po ndodh tani, por është një shqetësim që ka ndodhur dy vitet e fundit, në vendin tonë.
“Sa i përket shqetësimit për mungesë të fuqisë punëtore, kjo nuk është një risi që është duke ndodhur tani prej 1 janar kur është bërë liberalimizi i vizave, por është një shqetësim edhe mungesë këto dy vitet e fundit”
“Ne e kemi theksuar se nuk bën ta krijojmë dhe nuk ka hapësirë ta krijojmë atë fotografinë që do të ketë një largim masiv në kuptimin se ne kemi patur largime, dhe ata që kanë patur nevojë dhe kanë vendosur me u largu për shkaqe pune në tregun e Bashkimi Evropian, qoftë sezonal qoftë periudha më të gjata, kjo ka ndodhur që dy vitet e fundit”
Ai tutje theksoi se shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë thjeshtu proceduarat e marrjes së lejes së punës.
Rafuna potencoi se pas muajit maj pritet të ketë një stabilizim, sa i përket largimeve, dhe se atëherë do të shihet sa do të jenë të rinj dhe të reja që punojnë jashtë dhe sa do jenë të gatshëm për tregun e brendshëm.
“Pa dyshim që liberalizimi i vizave i ka mundësu të rinjve dhe të rejave të Kosovës që të bien në kontakt më lehtë me punëdhënësin. Shumë shtete të Bashkimit Evropian kanë thjeshtu procedurat e marrjes së lejes së punës, që nuk ka qenë rasti psh në vitin 2011-2012 kur është bërë liberalizimi i vizave e tjera të Ballkanit. Kjo padyshim se tek biznesi e ka ngitur në një nivel tjetër shqetësimin sa i përket këtyre 4-5 muajve por ne kemi pritje që pas muajit maj do të kemi një stabilizim dhe atëherë do ta shohim se sa do të jenë të rinj dhe të reja që punojnë jashtë dhe sa do t’i kemi të gatshëm për tregun e brendshëm” deklaroi Rafuna në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”
Lulzim Rafuna, kryetar i OEK!
Me hyrjen në fuqi të lëvizjes së lirë, shumë qytetarë të Kosovës kanë lëvizur drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
/Gazeta Blic/
Parashikimi i frikshëm: Në pranverë rreth 30 mijë të rinj pritet të largohen nga Kosova!