Sporti

Formacionet e mundshme të dy ndeshjeve të sotme në Ligën e Kampionëve

02/13/2024 16:55
nga:Mergim Rreci

Sot, ditën e martë, rikthehen ndeshjen e Champions League, të fazës me eliminim direkt, pra raundi i 1/16-ave.

Pas një pushim relativisht të gjatë pas ndeshjeve të grupeve, ekipet e kualifikuara kthehen për ndeshjen me eliminim direkt.

Në mbrëmjen e sotme, duke filluar në orën 21:00, do të luhen dy ndeshje. Sfida e parë do të jetë ajo me Copenhagen dhe Manchester City, ku kampionët në fuqi të City do të tentojnë të mbyllin këtë raund që në ndeshjen e parë në transfertë, me “qytetarët” që padyshim shihen si favoritë në këtë përballje.

Formacionet e mundshme:

Copenhagen: Grabara; Ankersen, Diks, Vavro, Jelert; Goncalves, Falk, Claesson; Elyounoussi, Bardghji, Achouri

Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Ake; Silva, Rodri, De Bruyne; Doku, Haaland, Foden 

Nga ana tjetër, do të jetë një sfidë spektakolare, me Real Madrid që do të udhëtojë drejt “Red Bull Arena” për të sfiduar ekipin e Leipzig.

Kjo ndeshje pritet të jetë me tepër klas dhe emocione, ku gjithashtu priten edhe gola të shumtë.

Formacionet e mundshme:

Leipzig: Gulacsi; Simakan, Lukeba, Orban, Raum; Olmo, Schlager, Kampl, Simons; Sesko, Openda

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Tchouameni, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Camavinga; Diaz; Vinicius Jr, Rodrygo

/GazetaBlic Sport/