Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka adresuar kritika në drejtim të Kosovës dhe Serbisë, siç tha ai për mospunë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Evropian.
Rohde këtë e ka thënë para fillimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me tematikë për dinamikën “humbje-humbje” në politikën ndërkombëtare.
“E 60-ta @MunSecConf fillon të premten. Tema e këtij viti: Dinamika humb-humbje në politikë. A nuk përputhet në mënyrë të përkryer me atë që ne shohim aktualisht midis Kosova dhe Serbia? Që të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta si Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai në “X”.
The 60th @MunSecConf begins on Friday. This year’s theme: lose-lose dynamics in int politics. Doesn’t that fit perfectly with what we currently see between ??&??? Both satisfy so far their local audiences, but don‘t get closer to common goals like the ??.https://t.co/6Own3tbIv5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 13, 2024