Eurodeputeti gjerman, Andreasa Schidera në një intervistë për Nova.rs ka folur rreth Rezolutës së Parlamentit Evropain për zgjedhjet e mbajtura në Serbi.
Ai në intervistë tregoi se vëzhguesit nga Parlamenti Evropian thanë atë që panë dhe përsëritën kritikat lidhur me zgjedhjet, gjë që ndoshta donte të dëgjonte qeveria në Serbi dhe për këtë arsye na sulmuan.
Tutje ai shtoi se nuk do të lejojnë sulme të tilla brutale ndaj vëzhguesve ndërkombëtar dhe nuk pranojnë atë formë të presionit.
“Vëzhguesit nga Parlamenti Evropian thanë atë që panë dhe përsëritën kritikat lidhur me zgjedhjet, gjë që ndoshta donte të dëgjonte qeveria në Serbi dhe për këtë arsye na sulmuan. Rezoluta e Parlamentit Evropian tregon se ne nuk lejojmë sulme të tilla brutale ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë dhe se nuk e pranojmë këtë lloj presioni. “Ne do të vazhdojmë të themi atë që është e nevojshme dhe kjo është ajo që kemi bërë me këtë rezolutë”, përfundoi Schider.
Ndërsa gazetarja e portalit “European Western Balkans”, Sofija Popoviq, beson se arroganca që treguan ndërkohë po i kthehet SNS-së si bumerang.
“Mendoj se një qasje e tillë pas zgjedhjeve dhe reagimet e ashpra ndaj gjithçkaje që kanë thënë vëzhguesit e huaj e kanë vështirësuar mjaft qëndrimin e qeverisë. Kjo është një nga arsyet pse ne morëm Rezolutën e PE-së në përgjithësi dhe këtë Rezolutë në veçanti. “Po të mos kishte një retorikë të tillë, ndoshta nuk do ta kishim as Rezolutën”, beson Popoviq.