Opinion

Ballkani në shekullin 21: Bilanci i Fuqive dhe Rëndësia e Tranzicionit nga Nacionalizmi tek Prosperiteti dhe Paqja

02/13/2024 09:41
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Shekulli 21 është një shekull kur shqiptarët në Ballkan janë forcuar thujase më së shumti në historinë moderne. Sidomos pas luftës për çlirimin e Kosovës dhe shpalljes dhe konsolidimit të pavarsisë së saj, shqiptarët janë në një ndër pozitat më të mirë në histori pas epokës së Ilirëve apo para adhjes së sllavëve të Ballkan.

Nga perspektiva historike, ky duket si një ri-balancim i fuqive në Ballkan dhe ka të bëjë gjithashtu me organizimin e ndikimeve lindje-perendim në rajon. Përderisa Serbia ka qene historikisht sferë e ndikimit Rus, shqiptarët kanë arritë me u bë aleat të perendimit dhe kjo ka qenë arma dhe përparësia kryesore për një rimëkëmbje spektakolare në shekullin 21.

Por Serbia duhet që ende mbetet forca kryesore dhe më dominuese në Ballkan. Kjo edhe përkon me historinë e fundit të rajonit. Serbia trashëgon një histori dinamike dhe disa herë ka qenë në qendër të zhvillimeve në Ballkan.

Sidomos janë dy moment të rëndësishme historike ku shumica e perspektivave të literaturës tregojnë që serbët kanë qenë aktiv gjatë rënies së Perandorisë Bizantine dhe asaj Osmane. Të dy momentumen e ngritjes së Serbisë koincidojnë me rënien e një perandorie dhe fillimit të një epoke të re. Sidomos tranzicioni nga Bizantini në Osman dhe nga Osmanët në Mbretërinë Serbo, Kroate dhe Sllovene.

Gjatë shekullit 14 kur bizantinët po dobësoheshin dhe sulmoheshin nga Lindja, Serbia arriti të ngritet në kulmin e dominimit të saj në Ballkan me Stefan Dushanini i cili kishte okupuar dhe kontrolluar ish territoret e menaxhuara nga bizanti përfshi pjesë të theksuara të Maqedonisë, Bullgarise, Shqiprërisë dhe Greqisë. Me vonë erdhën Osmanët dhe fituan betejën e Kosovës ku edhe filloj një dominim pesë shekullor i Osmanëve në Ballkan.

Pas dobësimit të Perandorisë Osmane, pesë shekuj më vonë, filluan luftërat ballkanike (1912-1913) dhe Serbia arriti të organizohet dhe marrë nën kontrollë territoret e menaxhuara nga Perandoria Osmane, përfshi Kosovën, pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë bashkë me Bullgarinë. Kjo dukej sikur një analogji e asaj që kishte ndodhur pas rënies së Perandorisë Bizantine disa shekuj më herët.

Për fat të mirë, një pjese e mirë e territoreve shqiptare u rikuperua pas luftë së dytë Ballkanike dhe me ndihmën e aleatëve, sidomos Austrisë, dhe u themelua shteti shqiptar i vonuar krahasuar me vende tjera të Ballkanit. Shqiptarët që jetonin në Kosovë dhe Maqedoninë perendimore mbetën jashtë.

Në përgjithësi, Serbia ende mbetet një forcë dominante ekonomike dhe ushtarake në Ballkan. Por balanci i fuqive në Ballkan po ri-organizohet. Përparësitë kryesore të Serbisë, përpos ekonomisë dhe ushtrisë, mbetet eksperienca e gjatë me luftëra dhe ajo e shtetformimit më të hershëm sesa shqiptarët, këtu përfshihet edhe eksperienca më e gjatë diplomatike.

Në anën tjetër, përparësia kryesore e shqiptarëve mbetet aleanca e tyre me perendimin dhe imponimi si faktorë binalci në Ballkan mes Rusisë dhe Perendimit. Por shqiptarët ende nuk janë të fuqishëm ushtarakisht dhe ekonomikisht sa Serbia, edhe pse anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një garanci e fortë.
Historia sugjeron që Serbia ka përparësi gjatë ndryshimit të rendit botëror eventual, sikurse me rasin gjatë rënies së Perandorisë së Bizantinit dhe asaj Osmane. Në anën tjetër shqiptarët nuk janë gjindur mirë gjatë tranzicioneve historike.

Perandoritë apo fuqitë botërore kanë zakonisht lindjen dhe rënien e tyre dhe kjo mund të ndodhë edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, shqiptarët duhet të fokusohen në përmirësimin e kapaciteteve të tyre ekonomike dhe ushtarke që të sigurohet një bilanc dhe paqe në Ballkan si dhe të jenë më të përgatitur të mbrojnë territoret dhe qytetarët e tyre nëse nevojitet.

Gjithashtu trendet e fundit post globalizimit ka mundësi të hudhin në shportën e historisë nacionalizmin, kombin dhe shtetin si faktorë determinues dhe të ngrisin akterët jo-shtetror përfshi teknologjinë dhe inteligjencën artificiale si dhe eksplorimin e hapsirës/kozmosit. Këto trende mund të ndryshojnë pakthyeshëm rendin botëror dhe të theksojnë tema të reja si përparësi krahasuese të shoqërive, përfshi në Ballkan.

Marrëdhëniet shqiptaro-serbe mbesin kompleske dhe mesiguri një tranzicion nga nacionalizmi tek individi dhe qytetari do të ndihmonin arritjen e paqës dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan. Temat si teknologjia, energji e gjelbërt, mirëqenia e qytetarëve dhe individit para nacionalizmit mund të ndyshojnë lojën dhe të bëjnë të qenit serb apo shqiptar më pak të rëndësishëm.

Secili trend dhe zhvillim ekonomik dhe teknologjik mund të ju ndihmoj shoqërive të Ballkanit të fokusohen në mirëqenien dhe prosperitetin e tyre dhe të sjellin politikan progresiv që do të ndihmonin perendimin e një epoke të gjatë nacionaliste në Ballkan dhe fillimin potencial të një peridhe me paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm, nëse rrethanat globale e mundësojnë këtë.

Por aktualisht temat Ballkanike mbeten ende të errëta sepse po donomon nacionalizmi dhe territoret krahasuar me mundësitë e teknologjisë dhe energjisë së gjelbërt. Ky rajon mbetet shumë për të mësuar për të gjetur formulën e paqës por një hap fillestar do të ishte largimi nga nacionalizmi dhe linda e një epoke ku individi dhe qytatari janë qendër dhe bërthamë e shoqërive dhe shteteve.