Lajme

Eskalon situata në një debat në Shqipëri, panelistët gjuhen me ujë

02/13/2024 09:25
nga:G C

Debate të forta kanë shpërthyer mes polemistit Laert Vasili dhe sekretarit të Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështjen e Fredi Belerit.

I ftuar në emisionin “360 gradë” në ABC News sekretarit OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”, kaq ka mjaftuar që ky i fundit të ngrihet dhe t’i hedhë ujë Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.