Lajme

Përfshihen në përleshje fizike, arrestohen 4 persona në Llapushnik të Drenasit

02/13/2024 09:22
nga:G B

Në fshatin Llapushnik të Drenasit janë arrestuar katër persona të dyshuar, meshkuj, pasi për shkak të një fjalosjeje mesi veti ishin përfshirë në përleshje fizike.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.