Lajme

Aksidenti në Prishtinë, katër të lënduar – dy nga ta zyrtarë policor

02/13/2024 08:45
nga:G C

Katër persona (dy nga ta zyrtarë policor) janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Bill Clintoni” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje (njëra nga to e policisë).

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policor). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.