Lajme

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

02/13/2024 07:07
nga:G C

Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.

Teksti në e fletushkave thuhet: “Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”

“Mbrojtja popullore. Udhëzim për kundërshtim ndaj policisë së Kurtit.

Si duhet vepruar kur të shihni patrollën e policisë së Kurtit

Të gjuash me gjëra që i ke në dorë (lojë, saksi, ngjyrë, ve, koktell)

Si duhet vepruar kur të shihni shërbyesin civil të Kurtit

E pështynë, e shanë, dhe në rast se të kundërpërgjigjet injorone por në qoftë se është i vendosur atëherë bjerini shuplakë.

Si është më së lehti të thehet automjeti i policisë së Kurtit

Me llagerë të rrumbullakët, siguresën e rrymës, por më së miri është me dëshirën kush nuk frikësohet ai edhe din.

Udhëzim për bërjen e koktellit

Një të tretat benzin, dy të tretat naftë në leckën e lagur, një shishe qelqi 30 gram rërë për shishen e një litre.

Kundërvënie e detyrueshme

Kur policia e Kurtit e arreston ose e maltreton serbin detyrimisht i ndihmoni për tu mbrojtur nga terrori

Kundërshtimi fillon tani dhe vazhdon

Mbrojtja popullore”, thuhet në këtë thirrje.

Lidhur me fletushkat ka reaguar Lista Serbe. Përmes një shkrimi në Facebook, u bën thirrje qytetarëve që të mos bien në provokime dhe brega të tilla.

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime të tilla, kushdo që i ka kryer, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”.

“|Për dikë, padyshim, synimi është që serbët t’i paraqesin si të dhunshëm dhe t’i heqin presionet që ai ka për shtypjen e serbëve”.

“Populli serb nga Kosova dhe M. do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre në këtë rajon me metoda paqësore”, thuhet në reagim.