Lajme

Ish-drejtori i PK-së: Çka lypë ministri i brendshëm kur ti e mbyll një zyrë në Gorazhdec

02/12/2024 22:56
nga:G B

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ish drejtor i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, e ka kritikuar pjesëmarrjen e ministrave të Qeverisë Kurti nëpër aksionet e policisë, raporton teve1.info

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Qalaj i ka quajtur të pamatura veprimet e ministrit Xhelal Sveçla, i cili është paraqitur para objektit paralel serb në Gorazhdec, gjatë aksionit të Policisë për ta mbyllur atë.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm që çfarë mesazhi po qojmë, veprime të drejta, ligjore por problemin unë e kam me politikanët që po dalin atje po marrin pjesë para televizionit para atyre objekteve. Në operacione të tilla që janë me vendim duhet të dalin vetëm institucionet, i sigurisë dhe prokurorisë, çka lyp ministri i brendshëm dhe ai ministri tjetër kur ti e mbyll një zyrë në Gorzhdec? Dhe pse është zgjedh ai lokacion ku aty qytetarët janë kryesisht të kthyer nga Serbia në atë fshat që është shumë e ndjeshme, kur zyrat i ke në Graçanicë, i ke shumë afër”, tha Qalaj.