Lajme

Buxhovi për LDK-në: Jam i dëshpëruar me sloganin ‘Rruga e re’, LDK ka rrugë historike e jo rrugica

02/12/2024 22:45
nga:G B

Historiani Jusuf Buxhovi ka qenë kritik ndaj planit reformues të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, LDK i është rikthyer mentaliteti despotik.

“Unë si njeri që kam marrë pjesë në themelimin e LDK-së jam i dëshpruar me sloganin ‘Rruga e re’. Rruga e re është program ideologjik, LDK ka një rrugë historike, e jo rrugica. LDK ende nuk e ka përfunduar kauzën e vet”, ka thënë Buxhovi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.

Ai ka shtuar se LDK është një parti historike, dhe si e tillë nuk guxon askush të luaj me të.

“Cila është ajo Rrugë e Re? Nëse në themi se po kalojmë në një ‘Rrugë të Re’, atëherë do të thotë se rruga e vjerër nuk vlenë”, ka thënë tutje Buxhovi.