Lajme

Po bënin gara me vetura, policia i gjobit dy shoferë

02/12/2024 22:36
nga:G B

Dy vozitës janë gjobitur nga policia.

Ata janë kapur duke bërë gara me vetura.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

“Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet”, thuhet në njoftimin e policisë.