Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka pritur sot në takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia.
Në këtë takim është diskutuar për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks tek bashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës.
“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që keto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të takimit, Gashi dhe Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kanë realizuar një bashkëbisedimin me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës.