Analisti Dukagjin Gorani për raportimin mbi plan-atentatin ndaj kryeministrit Kurti, tha se nëse ky raportim është “hajgare” i bie se është tallje për opinionin publik.
Gjithashtu, Gorani tha se opinioni publik duhet të kërkoje hetim ndaj këtij rasti dhe nëse është i vertetë të paktën të dihen se kush janë kërcënuesit.
“P.sh., kërcënimi me eleminim fizik ndaj një kryeministri është shqetësim shumë i madh i sigurisë dhe si i tillë, ai nuk mundet me u ndërpre apo mu harru 24 orë më vonë meqenëse kjo nuk është hajgare, ose nëse është hajgare është shumë e pashije dhe tallje me një opinion publik”, tha Gorani.
“Unë mendoj që opinioni publik kosovar, ish dasht me insistu nëse kjo nuk është gënjeshtër, nëse përnjëmend paska pas kërcënime në Shkup, dhe ndoshta paska pas plan për eleminim fizik, unë mendoj që opinioni publik ish dasht me insitu mu zhvillu hetimet dhe me përfundu së paku me identifikim të grupit që kërcënon, me ditë kush janë ata njerëz”, tha Gorani në Pressing.