Lajme

Kryeziu-Hyseni: ShBA-të nuk e kundërshtuan vendimin për dinarin serb

02/12/2024 21:07
nga:G B

Arbëreshë Kryeziu–Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë kundërshtuar vendimin e BQK-së për dinarin serb.

“Nuk besoj që do të ketë këso acarimesh siç po paraqiten në opinion publik për raportet tona qoftë me SHBA-të, qoftë me BE-në. Sepse besoj që edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se një vendim i tillë do të duhej të merrej qysh kohë më përpara”, ka thënë deputetja.

“Unë mendoj që vetë fakti që ata nuk e kundërshtuan një vendim të tillë e kanë parë që një numër i madh madje edhe analistëve politikë e kanë cilësuar si vendim të drejtë”, ka thënë ajo.

Deputetja ka thënë se vendimi i Qeverisë për dinarin serb nuk do t’i acarojë marrëdhëniet me aleatët.

Mes të tjerash, ajo ka shtuar se paraqitja e kryeministrit të vendit në Këshillin e Sigurimit ka qenë shumë e mirë.