Lajme

Krasniqi pret në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard

02/12/2024 20:45
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Kosovës, që nga strehimi i refugjatëve kosovarë gjatë luftës, njohja e pavarësisë, si një ndër shtetet e para, e deri te kontributi për paqe dhe stabilitet, si pjesë e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ministrin e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to.

“Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Në fund, Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën e tij dhe diskutimin e hapur që patëm”, ka thënë kreu i PDK-së.