Lajme

Haradinaj takim me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës: Folëm për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit

02/12/2024 20:44
nga:G B

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj njofton se ka zhvilluar takim me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, me të cilin tha se biseduan për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese”, thotë Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Gatë takimit që zhvillova me ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, z. Peter Hummelgaard, folëm për zhvillimet politike në vend dhe çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Ministrin Hummelgaard e falënderova për rolin konstruktiv të Danimarkës, e cila gjithmonë ka qenë mbështetëse e fuqishme e vendit tonë në proceset euroatlantike dhe në proceset e tjera shtetndërtuese.

Gjithashtu, kërkova që partneriteti mes dy vendeve tona i krijuar prej vitesh, të thellohet e zgjerohet në çështjet e rëndësishme që kemi përpara.