Lajme

Shefi i UNRWA-së thotë se nuk do të jap dorëheqje

02/12/2024 17:44
nga:G B

Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara UNRWA, tha të hënën se ai “nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen” pas akuzave se disa anëtarë të stafit morën pjesë në sulmin e udhëhequr nga Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor.

Agjencia e OKB-së ofron ndihmë për palestinezët në Gaza dhe që kur u ngritën akuzat, një numër vendesh donatore kanë pezulluar fondet.

UNRWA-ja ka nisur një hetim dhe ka shkarkuar stafin e akuzuar për përfshirje në sulm.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë shtypi së bashku me Lazzarinin në Bruksel, raporton The Guardian.