Lajme

Rukiqi: Kurti manipulon duke e shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi

02/12/2024 17:09
nga:G B

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti manipulon, sipas tij, duke shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi.

Rukiqi ka thënë se Kurti e ka bërë këtë në një intervistë në “Bloomberg”.

“Duke qenë i vetëdijshëm për përkëqësimin e indikatorëve ekonomik (rritja ekonomikë nën mesatarën e viteve të pas shpalljes së pavarësisë, çmimet ë larta, rritja e varfërisë, ulja e ëksporteve, miliona euro dëme nga sanksionet, etj), në vitin 2022 dhë 2023, në dy vitet e plota të (mos) qeverisjës së tij, kryëminstri i vendit del dhe manipulon publikisht në kanalin prestigjioz Bloomberg, duke shtrëmbëruar realitëtin e përformancës së dobët të ekonomisë, duke ”zbuluar” indikatorë ekonomik që nuk i njeh as teoria e as praktika”, ka shkruar Rukiqi.

Sipas Rukiqit, rritja ekonomike reale është krahasim i një viti me vitin bazë, e jo “akumulim i % të viteve të ndryshme, e as mesatare e viteve qe na konvenojnë, për të dalur rezultate më të mira”.