Lajme

Iu gjet arsenal armësh në veturë- Këta janë emrat e personave të arrestuar nga policia

02/12/2024 14:25
nga:G C

Këtë të diel në “Rrugën B” në Prishtinë nga policia janë kapur në flagrancë tre persona të dyshuar për armë ilegale.

Nga të njëjtit policia ka arritur të sekuestrojë disa armë dhe mjete të rrezikshme, ndërsa të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje

Sinjali ka mësuar se tre të dyshuarit që u arrestuan janë Den Hyseni, Diell Pajaziti dhe i mituri A.H., ndaj të cilëve Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se përgjatë kontrollit të veturës në të cilën gjendeshin tre persona, u kapën dy pistoleta, 11 fishekë, 12 karikatorë, një maskë e zezë, një boks hekuri dhe një shufër metalike.