Lajme

Flasin nga AAK-ja, kërkojnë pesë përgjigje nga Albin Kurti: S’dha asgjë për vendin gjithë këto vite në pushtet

02/12/2024 12:32
nga:G C

Drejtori i Informimit në AAK, Lulëzim Blaka thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po sillet si opozitar para zgjedhjeve.

Blaka në një prononcim për GazetaBlic thekson se, Kurti do të duhet të na tregonte për pagat, kontratat e anuluara për termocentralin e ri, emigrimi e çështje të tjera.

Blaka tutje thotë se kryeministri Kurti s’ka bërë asgjë për vendin në këto vite që është në pushtet.

Deklarata e tij e plotë për GazetaBlic:

Z. Kurti tanimë është në fushatë zgjedhore dhe kohëve të fundit flet si opozitar, me gjuhën me të cilën fliste para zgjedhjeve.

Përderisa ai merret me kopalla se çfarë kanë bërë të tjerët, më mirë do të ishte të na tregojë:

– Pse e anuloi kontratën për termocentralin e ri, i cili me 2023 do të niste prodhimin, e si pasojë e la Kosovën në duart e mafias energjetike, shtrenjtoi tri herë çmimin dhe riktheu reduktimet e rrymës që i kishim harruar për mbi një dekadë?

– Pse Kosova i ka pagat më të ulta në Ballkan?

– Pse emigrimi nga Kosova është më i larti sesa nga të gjitha vendet e Ballkanit?

– Pse iu është gjuajtur organeve të drejtësisë dhe policisë, në vend që t’i përkrah ato?

– Pse importi nga Serbia është në shkallën më të lartë historikisht?

Pyetjet për të cilat duhet të përgjigjet Kurti, janë të panumërta, le të nis njëherë nga këto. Të mos merret me kopalla, të mos sillet si opozitar, por të veprojë për vendin, të cilit nuk i dha asgjë në këto tri vite pushtet.

Tahiri: Qeveri e korrupsionit, ministrat e Albin Kurtit po bëjnë jetë luksoze – Po shtyhet qëllimisht procesi i regjistrimit të popullsisë