Sot bëhen 79 vjet kur për herë të parë ishte shtypur gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht kishte qenë e përjavshme.
Numri i parë i gazetës ishte shtypur më 12 shkurt 1945 në Prizren, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë.
Gazeta, së pari ishte shtypur si e përjavshme, ndërsa nga qershori i vitit 1948 kishte filluar të shtypej dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958, kishte filluar të dilte si e përditshme.
Më 5 shtator të vitit 1990, ishte mbyllur nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta kishte rifilluar të botohej pas çlirimit të Kosovës, në vitin 1999, por pas një kohe ajo ishte mbyllur.