Lajme

Projektet e vonuara: Investimet e mëdha në fund të mandatit

02/11/2024 21:07
nga:G B

Katër vjet mandat iu deshën Liburn Aliut që ta dërgojë thirrjen për banimin e përballueshëm.

Ministri i Infrastrukturës njoftoi se këto ditë nisi ky projekt që do jetë në dispozicion për çiftet e reja, punëtorët e administratës e familjet me të hyra të kufizuara.

Ndonëse premtim me të cilin i fituan zgjedhjet, sipas Aliut më herët nuk lejonin procedurat.

Gjatë kësaj jave u nënshkrua vazhdimi i rrugës së Mitrovicës e ajo për Pejë, por edhe rinisja e punës në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, të gjitha projekte dhjetëra milionëshe.

Shoqëria civile, këtë aktivizim të ekzekutivit e sheh me dyshim ashtu si jetësimin e tyre.

Ndonëse të vonuara, sipas Valmir Elezit nga Iniciativa për Progres, në pikëpyetje mbeten edhe nisja e atyre që janë në proces. Projektet fund mandatare opozita që PDK-ja po i cilëson si konsum për vota.

Për të gjitha këto zvarritje, pushtetarët fajin ia lënë qeverisjeve të kaluara, keqplanifikimeve e deri të kushtet atmosferike.