Ka nisur presioni mbi Thomas Tuchelin, pas humbjes së Bayern Munichit ndaj Bayer Leverkusenit dhe mbetjes prapa në garën për titullin e kampionit.
“Bavarezët” janë pesë pikë prapa Leverkusenit në tabelën e Bundesligës.
Kjo situatë duket se nuk po i pëlqen fare tifozëve të kampionëve në fuqi të Gjermanisë. Ka prej atyre që përmes protestës po kërkojnë largimin e Tuchelit.
Siç raportohet nga gazetari i “Sport1”, Stefan Kumberger, dikush vendosi një mesazh në një shtyllë jashtë qendrës stërvitore të Bayernit të dielën në mëngjes, duke bërë thirrje për shkarkimin e 50-vjeçarit.
“Tuchel jashtë”, thuhet në pankartën e vendosur.
Ein kritischer Bayern-Fan hat sich an der Säbener Straße ausgetobt. #B04FCB pic.twitter.com/76N0AEJwJy
— Stefan Kumberger (@StefanKumberger) February 11, 2024