Sporti

Real Madridi konfirmon lëndimin e Bellingham, ja sa pritet të mungojë

02/11/2024 14:06
nga:G C

Real Madridi ka konfirmuar lëndimin e Jude Bellingham, të pësuar mbrëmë në ndeshjen ndaj Gironas.

Ylli anglez shkëlqëu në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola në fitoren 4:0.

Megjithatë, Bellingham u detyrua të largohet nga loja në minutën e 57-të shkaku i një lëndimi.

“Pas testeve të bëra sot në qendrën mjekësore të Real Madridit, lojtari ynë Jude Bellingham është diagnostifikuar me një ndrydhje të shkallës së lartë të kyçit të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll, që nuk bëri të ditur se sa do të mungojë mesfushori i tyre.