Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca kritikuan Kosovën sa i përket zbatimit të rregullores së BQK-së.
Në lidhje me këto kritika ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha se një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe më herët, s’e aventurat politike nuk tolerohen ndërkombëtarisht.
“Unë e kamë paralajmëruar publikisht edhe më heret që avanturat politike nuk tolerohen ndërkombëtarisht. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit , Albini dhe Vuçiq morën përgjigjen që e meritonin. Nuk kamë pritur diçka më mirë për Albinin nga mbledhja e KS, sepse qëndrim të njejtë vendet aleate të Kosovës përmes ambasadorëve të tyre kan mbajtur publikisht dhe në takim me kryeministrin” deklaroi Haliti për “Gazeta Blic”.
Haliti pati edhe një këshill miqësore për Kurtin.
“Ajo që dua ti them miqësisht e jo si kundërshtarë politik, kryeministrit, është më shumë këshillë se sa kritikë. Kryeministër ndaloj avanturat, sepse po e dëmton Kosoven dhe të ardhmen e saj. E di që nuk është e lehtë për të por rrugë të mesme nuk ka. O me SHBA, BM,e BE, o i vetmuar dhe me karrierë politike të humbur dhe nga historia i harruar” deklaroi Haliti në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, i ka shprehur shqetësimet e ShBA-së për rregulloren e BQK-së.
Ajo tha se vendimi është marrë duke mos e pasur përgatitjen e duhur dhe duke mos diskutuar me popullatën lokale serbe.
Edhe Britania e Madhe i shprehi shqetësimet e saj se si do të ndikojë ndalimi i dinarit serb në popullatën serbe lokale në Kosovë.
Gjithashtu edhe Franca kërkoi një periudhe tranzitore sa i përket ndalimit të dinarit serb, derisa bëri thirrje që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që sjellin tensione.
/Gazeta Blic/
Britania e Madhe: Kosova dhe Serbia, të përmbahen nga veprimet që përshkallëzojnë tensionet


