Sporti

Llapi e fillon edicionin pranveror me fitore të madhe ndaj Dritës

02/10/2024 14:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore me shumë vlerë ndaj Dritës, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0 me 1, me Arbnor Ramadanin që shënoi golin e vetëm.

Në ndeshjen tjetër, Fushë Kosova dhe Gjilani barazuan me shifrat 1 me 1. Jarovic shënoi për avantazhin e mysafirëve, por që Hajdari barazoi shifrat me anë të një goli të bukur nga distanca.

/GazetaBlic Sport/