Lajme

Thaçi i VV-së i përgjigjet Amerikës: Edhe ne në vendin tonë duam rend dhe ligj, ashtu siç kanë aleatët në shtetet e tyre përkatëse

02/10/2024 14:06
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi, thotë se çdo kritikë nga aleatët tanë është e mirëseardhur.

Thaçi në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur pas kritikave që morëm nga aleatët ndërkombëtarë në Këshillin e Sigurimit, ku thotë se çdo kritikë është e mirëseardhur , dhe shprehet falenderues ndaj tyre për ndihmat që i kanë bërë vendit tonë.

“Çdo kritikë nga aleatet tanë natyrësht që është e mirëseardhur, po faleminderit që na ndimojnë na kanë ndihmuar edhe në momentet më të vështira, e që ne u’a kemi borxh gjeneratave që vinë pas nesh tu tregojmë se aleatet si SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe shumë vende demokratike të botës u bënë bashkë për të na ndihmuar të çlirohemi nga okupimi i një okupatori të tmerrshëm”, tha ai.

Por Thaçi thotë se edhe ne në vendin tonë duam rend dhe ligj ashtu siç kanë aleatët në shtetet e tyre përkatëse.

“Por ashtu sikur këta aleat në shtetet e tyre përkatëse edhe ne duam rend dhe ligj në shtetin tonë. As më pak e as më shumë”, përfundoi Thaçi për Gazeta Blic.

 

Haziri: Kosova ka marrë shuplakën më të rëndë diplomatike pas 20 vitesh

Statovci: Aletatët ndërkombëtarë dëshmuan se rregullorja e BQK-së, lidhur me dinarin është vendim i duhur