Lajme

Haziri: Kosova ka marrë shuplakën më të rëndë diplomatike pas 20 vitesh

02/10/2024 11:11
nga:Sh R

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur pas kritikave që mori Kosova në Këshillin e Sigurimit, ku thotë se pas vitit 2004 është hera e parë që Kosova pasqyrohet nga aleatët si kërcënim ndaj minoritetit serb.

Haziri në një prononcim për Gazeta Blic, tha se Kosova u barazua me agresorin serb, ku shtoi se ndalimi i përdorimit të dinarit për serbët nga Kosova, nivelizohet me sulmin që ndodhi në Banjskë.

“Kur dështon me zgjidhë problemin në Prishtinë me aleatët tanë, atëherë shkakton situatë kur pas vitit 2004, për herë të parë Kosova pasqyrohet në Këshillin e Sigurimit të OKB nga aleatet si kërcënim ndaj minoritetetit serb, prezences dhe integrimit të tyre. Barozohet Kosova me agresorin serb dhe ndalimi i përdorimit të dinarit serb nga serbë e Kosovës nivelizohet me atakin terrorist të Serbisë në Banjska”, tha Haziri.

Sa i përket kritikave që morëm, Haziri thotë se Kosova ka marrë shuplakën më të rëndë diplomatike pas 20 vitesh.

Atje ku thotë se duhet të mbahet fjala por kjo qeveri nuk mbanë fjalë.

“Shuplaka më të rëndë diplomatike pas 20 vjetësh për shkak dështimit në koordinim, pragmatizmit politik dhe mungeses së vullnetit me mbyllë çëshjtet e hapura. Duhet mbahet fjala! Kjo qeveri nuk mban fjalë! Një hap para,dy prapa. Sillet në knetën e vetë politike për konzumin e brendshëm politik”, përfundoi Haziri për Gazeta Blic.

 

Statovci: Aletatët ndërkombëtarë dëshmuan se rregullorja e BQK-së, lidhur me dinarin është vendim i duhur