Lajme

Arrestohet në Prishtinë shtetasja e Shqipërisë, dyshohet për trafikim me njerëz

02/10/2024 08:43
nga:Sh R

Një grua me shtetësi të Shqipërisë është arrestuar dje në Prishtinë pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “trafikim me njerëz”.

Sipas policisë, në lidhje me rastin është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit.

“Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin 24 orësh.