Lajme

Rusia “ndërton kampe ushtarake rinore për të indoktrinuar fëmijët ukrainas”

02/10/2024 07:34
nga:Sh R

Rusia ka ngritur “kampe riedukimi” ushtarake për të indoktrinuar adoleshentët ukrainas në Zaporizhzhia e pushtuar, njoftoi Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës.

Raporti pretendon se Moska planifikon të hapë një “qendër të re për stërvitjen ushtarake-sportive dhe edukimin patriotik të të rinjve” të quajtur “Luftëtar” në rajonin në juglindje të Ukrainës.

Aty fëmijët do të mësohen për armë zjarri dhe trajnim inxhinierik. Raporti pretendon se kjo është “përgatitje për shërbim në ushtrinë ruse”, shkruan The Guardian.

Kjo pason raportet që dolën vitin e kaluar për rrahjen e fëmijëve ukrainas nga autoritetet ruse në një përpjekje për t’i riedukuar ata në një strukturë rinore të drejtuar nga Moska.

Që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022, më shumë se 19 mijë e 500 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer dhe vetëm 387 janë riatdhesuar, raportoi Kyiv Independent.