Sonte i ftuar në ‘Blic Interview’ me Astrit Gashin është kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili.
Ismaili në të këtë intervistë ka folur për temën më të ‘nxehtë’ të momentit- Badovcin, shkarkimet nga Përparim Rama dhe prishjen e kaolicionit me LDK-në.
Si i priti shkarkimet e bashkëpunëtorëve të tij, pa paralajmërim, nga Përparim Rama?
Kur kanë filluar mospajtimet mes partnerëve të koalicionit?
A pritet të ketë zgjedhje të parakohshme dhe si pritet të dalë PDK-ja?
Për këto dhe shumë tema të tjera, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Uran Ismailit dhënë në Blic Interview, me fillim nga ora 21:30 në Rtv Dukagjini dhe live në Youtube.
/Gazeta Blic/