Federata e Notit të Kosovës fiton rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Sabovic.
Federata e Notit të Kosovës, me kryetar Agron Zeqiri, e përfaqësuar nga zyra e avokatëve Feka & Murati përmes avokatëve Fis Murati, Shkelzen Feka dhe Labinot Murati, fitoi rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, kundër Adell Sabovic, ku Federata e Notit të Kosovës ishte paditur padrejtësisht nga Adell Sabovic i cili kundërligjshëm pretendonte të përfaqësonte Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar, transmeton GazetaBlic Sport.
Ky vendim i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Zvicër, nuk është fitore vetëm për Federatën e Notit të Kosovës, por për tërë sportin kosovar.
Federata e Notit të Kosovës ju uron suksese sportistëve Eda Zeqiri dhe Mal Gashi të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të notit në Doha, Katar.



/GazetaBlic Sport.


