Lajme

Musliu-Shoshi: Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

02/09/2024 15:10
nga:N K

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Këshillin e Kombeve të Bashkuara është mbajtur mbledhja e radhës.

Kosovën në këtë takim e ka përfaqësuar kryeministri i vendit, Albin Kurti. Mirëpo paraçitja e Kurtit në OKB nuk i ka pëlqyr deputetës së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi.

Sipas Shoshit, Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit

‘’ Takimi i KS të OKB-së është alarmi i fundit nga aleatët tanë për politikën e Albin Kurtit.Në një mbledhje ku dikur përfaqësuesit e fuqive botërore njëzëri kanë qenë në favor të politikës së Kosovës mbrëm njëzëri ishin kundër. Këtë dëm të cilin e ka vetëshkaktuar Albini me veprime e vendime populliste nuk na shërben, pavarësisht të drejtës që kemi’’ është shprehur deputetja e PDK-së.

Nejse, edhe Donika paska pas rol të rëndësishëm, ka shtuar më tutje Musliu-Shoshi.