Lajme

Arrestohet në Jarinjë një person në kërkim, nën dyshimet se fotografoi në formë të paautorizuar

02/09/2024 14:47
nga:N K

Policia e Kosovës sot ka ndaluar një person (shtetas i Kosovës nga komuniteti serb) në pikën kufitare në Jarinjë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, i njëjti ishte në listën e kërkimit si dhe dyshohet se ka realizuar fotografi në formë të paautorizuar.

“Është ndaluar një person në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, i njëjti dyshohet se në mënyrë të paautorizuar ka realizuar fotografi. I njëjti është dhe në listën e kërkimit. Është shtetas i Kosovës nga komuniteti serb”.

Tutje Elshani tha se i njëjti është në stacion policor duke u intervistuar.