Google ka riemëruar chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al) nga Bard në Gemini, ndërsa njofton për një model të ri të tij.
Klientët amerikan mund të abonohen për 19,99 dollarë (18,55 euro) në muaj që të jenë përdorues të Gemini Advanced, i cili përfshin një model më të fuqishëm Ultra 1.0 Al. Abonentët e tij do të marrin 2 TB memorie që zakonisht kushton 9,9 dollarë (9,27 euro) në muaj.
Një person i armatosur vret katër njerëz në Gjeorgji – publikohen pamjet nga treg…Sela për shkarkimin e ministrave që e përkrahën Taravarin: Patjetër që e kemi shumicënDeklarata e Ramës, reagon Basha: Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një a…Zbulohet kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e KombeveGazeta zvicerane: Zvicër-Serbi, sërish “betejë politike”
Kjo paketë e njohur si plani Google One Al Premium, përfaqëson një nga përgjigjet më të mëdha të kompanisë drejtuar Microsoft dhe partnerit të saj OpenAl. Gjithashtu, është shenjë e konkurrencës në rritje te konsumatorët, të cilët kanë disa opsione të abonimit me pagesë.
Së fundmi, edhe Microsoft ka njoftuar një abonim konkurrues për Al në programet si Word dhe Excel.
Në një intervistë, drejtuesi i produktit Gemini, Jack Krawczyk, tha se tregu i synuar janë njerëzit që duan teknologjinë më të aftë gjeneruese të Al e cila mund të krijojë përmbajtje të re dhe të trajtojë pyetjet për të cilat nuk ekziston asnjë përgjigje e qartë në internet.
Google, duke shpresuar për një produkt tjetër me miliarda përdorues, ka njoftuar përdoruesit e Android që mund të zgjedhin Gemini-n si ndihmësin digjital të tyre, duke i dhënë qasje përmes një aplikacioni, ose duke thënë “Hej Google”.
Krawczyk tha se Gemini Advanced si një aplikacion i disponueshëm në gjuhë angleze në 150 vende, po vjen edhe në Google iPhone.
Bëhet e ditur se përdoruesit do të marrin një provë abonimi dy mujor pa asnjë kosto.