Lajme

Ukrainasit tregojnë se cilat armë të rënda ia shkatërruan rusëve

02/09/2024 07:42
nga:Sh R

Ushtria e Ukrainës ka publikuar të dhëna të reja se çfarë armatimi i kanë shkatërruar të enjten Rusisë. Sipas të dhënave, rusët kanë pësuar humbje në vlerë të rreth 50 milionë dollarëve (rreth 47 milionë euro).

Regjimenti i 14-të ukrainas shkatërroi Howitzer vetëlëvizës Giatsynt, cili kushtin tre milionë dollarë (2.8 milionë euro) dhe radar për sistemin e mbrojtjes ajrore, Buk, i cili kap vlerën e 10 milionë dollarëve (9.3 milionë euro).

Gjithashtu, raportohet se ukrainasit kanë shkatërruar sistemin e mbrojtjes ajrore Buk M2, i cili vlerësohet se kushton 30 milionë dollarë (rreth 28 milionë euro) si dhe radio stacion të luftës elektronike “P330 Zhytel”, i cili kushton 5-10 milionë dollarë (4.7-9.3 milionë euro).

Kurse, presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka emëruar Oleksandr Syrskiy në postin e komandantit të përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës. Këtë njoftim Zelensky e bëri disa minuta pasi njoftoi se ishte koha për një “udhëheqje të ripërtërirë” të Forcave të Armatosura të shtetit, raportojnë mediat ndërkombëtare..

Zelensky u takua me ish-komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Valeriy Zaluzhniy, dhe tha se i ka kërkuar që të qëndrojë “në ekipin e tij”, edhe pse nuk specifikoi se në çfarë kapaciteti.

Ndërrimi i udhëheqësit të ushtrisë ukrainase u bë teksa pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës është afër dyvjetorit të nisjes së tij.