Lajme

SHBA: U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese

02/08/2024 22:44
nga:G C

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i kthehen dialogut dhe të mos ndërmarrin veprime përshkallëzuese.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara dhe përshkallëzuese dhe u bëjmë thirrje të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, që SHBA-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm”, ka thënë Ambasadorja e SHBA-së në OKB.

Tutje, Ajo ka thënë se Uashingtoni është i përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Është qëllimi që ne dhe partnerët tanë kemi vendosur për të nxitur demokracinë, integrimin ekonomik rajonal, shoqërinë multientike dhe sundimin e ligjit”, ka thënë ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

 

Kurti në OKB: E ftoj këtu sot Serbinë ta nënshkruaj marrëveshjen