Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë se me kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e thyen parimin e mospërfshirjes në jetën politike në Maqedoninë e Veriut.
Ai në “Debat Plus” tha se Kurti po merr anë në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen në Maqedoninë e Veriut.
“Është thyerje e një parimi të mos marrjes anë në jetën politike të organizmit politik të subjekteve politike. S’do mend që duhet me thënë se është botërisht e ditur se merr anë. E përcjellim atë situatë pa marrë parasysh, llogarisim që një bashkombas ynë ka interes të jetë pjesë e asaj gare. Qytetarët në fund do të japin verdiktin, mbetet ta përcjellim këtë siutatë”, tha ai.
Kryeministri Xhaferi tutje tha se “Rregullat ndërkombëtare janë të tilla që nuk lejohen ndërhyrje, por është përcaktim i subjektit që i takon”.
Kujt i konvenon më shumë përballja Kurti-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit, flasin ekspertët